Rusia paralajmëron SHBA-në për rrezik të drejtpërdrejtë të përplasjes ushtarake

Vendimi i SHBA-së për të dërguar më shumë ndihma ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” midis Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar ambasadori rus në Uashington.
Anatoli Antonov tha se lëvizja e administratës Biden për të dërguar 625 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake në Ukrainë krijoi një “kërcënim të menjëhershëm” për Moskën, duke e përshkruar SHBA-në si “pjesëmarrës në konflikt”, transmeton rtv21.tv.
“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit të ndalojë veprimet e tij provokuese që mund të çojnë në pasojat më të rënda”, tha ambasadori rus.
Pasi pësoi një varg humbjesh të mëdha në fushën e betejës në Ukrainë në javët e fundit, Rusia është zotuar të mbrohet me të gjitha mjetet e disponueshme duke mos përjashtuar përdorimin e armëve të saj bërthamore./21Media

Back to top button