Policia sekuestron 55 telefona nëpër dyqanet e Pejës

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Pejë të premten nëpër dyqane telefonash.

Nga lokacionet janë sekuestruar mallra që dyshohen se janë futur duke iu shmangur taksave doganore.

Urdhri për kontrolle është lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

Policia ka bashkëpunuar me Doganën dhe inspektorët e ATK-së në këtë aksion.

Rasti është iniciuar si kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi.

“Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura. Gjate kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e republikës së Kosovës duke iu shmangur taksave doganore. Kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektoret e Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në raportin e policisë.

Me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt.

Back to top button