E diela ditë vdekjeprurëse, 42 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite
42 njerëz mbetën të vrarë në sulmet ajrore izraelite vetëm gjatë të dielës, bëhet e ditur nga zyrtarët e Gazës se në mesin e tyre janë 16 gra dhe 10 fëmijë.
Ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor.
Kombet e Bashkuara, kanë paralajmëruar gjithashtu për mungesa të karburantit në Gaza e cila mund të çojë në humbjen e energjisë nga spitalet dhe objektet e tjera.
Zëvendës koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Lynn Hastings, tha për BBC se ajo u kishte bërë thirrje autoriteteve izraelite që të lejonin Kombet e Bashkuara të sillnin karburante dhe furnizime por, i thanë që nuk ishte e sigurt.
Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet me raketa ndaj Izraelit që kur filluan luftimet të hënën e kaluar, thanë burime nga Izraeli.
Sipas ministrisë së shëndetit në Hamas, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza ka arritur në 197, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, me 1,230 të plagosur.
Ndërkohë, nga Izraeli raportohet se dhjetëra militantë janë mesin e të vdekurve./21Media