2 mijë e 225 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në Kosovë numri total i vdekjeve nga Covid-19 ka shkruar në 2.225 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 kurse, raste aktive janë 5.061.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste.
Dje përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë deri tani janë vaksinuar 41.867 qytetarë me vaksinën antiCOVID./21Media