E diela me shi në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Sipas njoftimit, më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.
“Këto reshje mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së.
IHMK njoftoi se reshjet më të larta se 30 l/m² në 12 orë mund të shkaktojnë përmbytje, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu, ëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës./21Media

Back to top button