Eliminoni aromën e pakëndshme me këtë recetë të shpejtë

Pas gatimit të një vakti me aromë jo të mirë, si p.sh peshku apo gjella me qepë etj, gjithmonë në shtëpi qëndron një erë e fortë e cila duket sikur nuk largohet asnjëherë.
Por falë disa përbërësve, tani ka një zgjidhje. Me këtë recetë mund të eliminoni aromën në shumë pak minuta:
Përbërësit
1 l ujë
1 portokall
128 gram boronica të kuqe
1 lugë gjelle fara karafili
2 degë të freskëta rozmarinë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja
Portokallin prisni në feta të holla dhe ta vendoseni në një tenxhere, po ashtu aty hidhni boronicat e kuqe, farat e karafilit, 2 degët e freskëta të rozmarinës dhe pak ekstrakt vanilje apo kanellë. Sipas dëshirës tuaj mund të shtoni apo zëvendësoni edhe me gjethe dafine apo fruta të tjera të stinës siç janë mollët.
Në fund tek kjo përzierje shtoni përafërsisht edhe 1 litër ujë ose derisa tenxherja të mbushet plotësisht. Vendoseni të ziejë dhe përzieni herë pas here që përbërësit të lëshojnë aromat e tyre. Në vetëm pak minuta shtëpia juaj do të mbushet me aromë të freskët frutash. Lëreni të ziejë në zjarr të avashtë derisa uji të avullojë dhe mund të shtoni përsëri.

Back to top button