E feston ditëlindjen me armë, policia në derë

 

Njësiti policor pas informatave për të shtëna me armë zjarri ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit, në fshatin Nashec të Prizrenit i cili ka deklaruar se kishte organizuar aheng për ditëlindjen e tij. Rasti ka ndodhur të premten në orën 01:28.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë.

“Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button