Osmani uron Talat Xhaferin

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin për postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Në urimin dërguar Xhaferit, Osmani ka thënë se ka besim të plotë se në këtë mandat do ta intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve, duke shkëmbyer praktikat dhe përvojat parlamentare, si dhe duke zhvilluar diplomacinë parlamentare.

“Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut do të jetë një fuqizim i demokracisë, hapje e perspektivës evropiane dhe forcim i marrëdhënieve ndëretnike, në funksion të një Maqedonie të Veriut stabile dhe me orientim evropian. Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie miqësore në të gjitha sferat! Ndaj, në një kohë të afërme, pres një vizitë tuajën zyrtare në Republikën e Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin bilateral si dhe për të hapur perspektiva të reja në interes të të dy shteteve fqinje”, thuhet në urimin e Osmanit drejtuar Xhaferit.

Kryeparlamentari Xhaferi u zgjodh dje me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër./21Media

Back to top button