E gëlltiti gabimisht kurorën e dhëmbit, mjekët në QKUK ia shpëtojnë jetën

Mjekët e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një pacientës e cila gabimisht kishte gëlltitur kurorën e dhëmbit duke kaluar kështu në rrugët e frymarrjes.

“Pacientes A.D. ( 1986), nga Gjakova, e cila gjatë ndërhyrjes stomatologjike tek stomatologu, kishte aspiruar një kurorë dhëmbësh, duke i depërtuar në rrugët e frymëmarrjes i ishte keqësuar gjendja shëndetësore, duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, me simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar dhe kollitje.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se e njëjta meishte sjellur në Klinikën e Pulmologjisë, ku mjekët e klinikës konstatuan se duhet të bëhet ndërhyrje urgjent përmes bronkoskopisë, duke hequr kurorën nga rrugët e frymëmarrjes dhe duke i shpëtuar jetën./21Media

Back to top button