Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë prej 30 mijë euro,.
Sipas njoftimit , sot në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer, ku gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70000 copë, filterë Gentelmen rreth 450000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra.
“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?