Kaloni te përmbajtja kryesore

​Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos

Laura Fazliu do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Abu Dhabi, ku fitoi tri ndeshje dhe humbi një, atë të çerekfinales.

Fazliu në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari, kroaten Katarina Kristo.

Garuesja kosovare në xhiron e tretë mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen ruse Dali Liluashvili.

Laura në çerekfinale humbi me Wazaari, nga garuesja e Sllovenisë Andreja Leski.

Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të garoj në repasazh, ku mposhti me Ippon australianen Katharina Haecker. Për medalje të bronztë ajo takohet me kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button