E gënjeu policinë se ka nevojë për ndihmë dhe incizimet i publikoi në Tik Tok, arrestohet kosovari

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari D.M, pasi që kishte bërë një deklarim të rremë duke kontaktuar Policinë në numër emergjent se kinse ka nevojë për ndihmë policore dhe pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, të titulluar (Dardi thirr policin).
I padehuri është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
”Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button