E goditi dhe më pas ia grabiti çantën e dorës

 
Një grua ka raportuar në Polici se ishte goditur nga një person i panjohur, i cili nga dora ia kishte grabitë çantën e dorës në të cilën kishte pas telefonin celular dhe 35 euro.
Rasti ka ndodhur dje, në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren.
Sipas viktimës i dyshuari kishte qenë me biçikletë, të cilën së bashku me një xhemper e kishte lënë në vendin e ngjarjes.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se, si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të arrestuar./21Media

Back to top button