Prokurori: Sjellja e Gucatit dhe Haradinajt tregon qartë motivin për të penguar procedurat

Në Hagë ka nisur seanca e parë e gjykimit në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Prokuroi i Dhomave të Specializuara ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.
Në fjalën e tij, prokurori përmendi se midis prillit e shtatorit të vitit 2020, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në, duke i quajtur ata gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë.
“Kjo sjellje tregon qartë edhe motivimin e tyre për të penguar dhe dëmtuar procedurat e Dhomave të Specializuara”, tha prokurori në fjalën e tij.

Back to top button