E humbi djalin e xhaxhait në aksident: Ende s’kemi informacion të saktë
Ky është njëri nga familjarët e turistëve që kanë udhëtuar në autobusin që pësoi aksident në Bullgari.
Ende nuk kanë informacion për familjarin e tyre, prandaj kanë ardhur në agjencinë turistike “Besa trans” për t’u informuar se nëse djali i xhaxhait ka qenë në mesin e viktimave apo të lënduarve.
“Jam këtu për djalin e axhës. Ende nuk kemi ndonjë informacion të saktë. Po presim njëherë”, rrëfen ai, transmeton TV21
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë.
Në aksident jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./TV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?