E humbi mundësinë për të fluturuar në hapësirë, shkak pesha

Udhëtimi në hapësirë është diçka për të cilën shumë njerëz ëndërrojnë dhe pothuajse u bë realitet për një njeri derisa ai hipi mbi peshore.
Piloti i linjës ajrore Kyle Hippchen, 43 vjeç, nga Florida, ishte i kënaqur që fitoi një biletë lotarie për të qenë pjesë e ekuipazhit të Inspiration4 në fluturimin e parë turistik të SpaceX vitin e kaluar.
Por, ai e kaloi kufirin e peshës prej 113 kg të SpaceX, transmeton rtv21.tv.
Kështu, vendi i tij shkoi te shoku i tij i dhomës në kolegj, Chris Sembroski, 42 vjeç, një inxhinier të dhënash në Everett, Uashington, ndërsa Hippchen shikonte nga një ballkon VIP.
Dhimbja e humbjes së udhëtimit një herë në jetë ende nuk është shuar për Hippchen.
“Kjo dhemb shumë. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Por kjo është ajo që është”, tha ai./21Media

Back to top button