Spotify heq muzikën e Neil Young pas mosmarrëveshjes me Joe Rogan

Spotify ka filluar të heqë muzikën e Neil Young pasi ylli i rock-ut bëri thirrje që platforma e transmetimit të zgjidhte mes tij dhe podkasterit Joe Rogan.
“Ata mund të kenë Rogan ose Young. Jo të dy”, i tha Young, platformës Spotify, duke e akuzuar Rogan-in për dezinformim rreth Covid-19.
Rogan është kritikuar për intervistimin e një specialisti të sëmundjeve infektive i cili kundërshton vaksinat antiCovid për fëmijët.
Spotify tha se i vjen keq për këtë lëvizje dhe shpreson që ai të kthehet në platformë së shpejti.
Muzikanti kanadezo-amerikan që qëndron pas hiteve klasike të rock-ut si “Harvest Moon” dhe “Heart of Gold” akuzoi publikisht Spotify të hënën për “përhapjen e informacionit të rremë rreth vaksinave – duke shkaktuar potencialisht vdekje për ata që besojnë se dezinformatat që përhapen prej tyre”.
Në një deklaratë tjetër të postuar në faqen e tij të mërkurën, ai e quajti gjigantin e transmetimit të muzikës “shtëpia e dezinformatave të rrezikshme”, duke shtuar: “Gënjeshtra që shiten për para”.
Ai falënderoi gjithashtu kompaninë e tij diskografike, Reprise Records në pronësi të Warner Brothers, për mbështetjen e vendimit të tij, duke thënë se rreth 60% e të gjithë muzikës së tij të transmetuar vjen nga dëgjuesit e Spotify./21Media

Back to top button