E konfirmon Qeveria: Kurti do të takohet me Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Përfaqësuesin Special të dialogut me Serbinë, Miroslav Lajcak. Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se takimi do të bëhet në margjina të Forumit Strategjik të Bledit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Slloveni, ku po merrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit. Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës./21Media

Back to top button