Kurti mirënjohës për angazhimin e Sllovenisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Avancimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, ishin tema e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Borut Pahor.

Në takimin e mbajtur në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, Kurti falënderoi presidentin slloven për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Kurti ritheksoi qëndrimin e Kosovës ndaj nismave politike që krijojnë konfuzion e ndarje në Ballkan, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike.

Ai vlerësoi faktin që Sllovenia udhëheq me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë për të mbështetur Kosovën në synimet e saj për integrim euroatlantik.

Presidenti Pahor tha se gjatë presidencës së BE-së, që ka filluar në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë është Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian.

U ritheksua përkushtimi i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve në të mirë të të dy popujve./21Media

Back to top button