E konfirmuar, Akanji te City është punë e kryer

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, kalimi i mbrojtësit Manuel Akanji te Manchester City është punë e kryer.
Manchester City dhe Borussia Dortmundi kanë arritur marrëveshje të plotë mbrëmë, ndërsa tani janë duke u përgatitur vetëm kontratat.
Raportohet se transferimi i Akanjit te kampioni anglez do të kap shumën e 17 milionë eurove.
Akanji ka rënë dakord sa i përket kushteve personale te City dhe gjatë orëve në vazhdim do t’i nënshtrohet edhe testeve mjekësore.
Ndërkaq, thuhet se nuk do të ketë largim të ndonjë mbrojtësi nga City, pavarësisht se Guardiola tani do të ketë në dispozicion Ruben Dias, John Stones, Nathan Ake, Aymeric Laporte dhe tani Manuel Akanjin.

Back to top button