E konfirmuar, u arrestuan 48 policë dhe dy doganierë
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se sot janë arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë.
Detaje të tjera tha se do t’i shpalosin në konferencën që do të mbahet sot në orën 15:00.
Operacioni i quajtur “Pika” është përkrahur nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”./21Media