Kremlini nuk përjashton marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të përmbahej nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, duke përfshirë Kievin, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Por, në komentet e transmetuara në TV Rossiya 24, Peskov tha se lufta “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve” dhe shtoi se “Ministria e mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontrollin e plotë të qendrave të mëdha të popullsisë… me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”.
Ai gjithashtu tha se zyrtarët e ShBA-së dhe BE-së “po e shtynin Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të vendosur përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.
“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, shtoi ai./21Media

Back to top button