20 persona të vrarë në Donetsk, thotë ministria ruse e mbrojtjes

Ministria ruse e mbrojtjes informoi se 20 persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në sulm. BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Reuters raporton se Kremlini e ka përshkruar sulmin si një tragjedi dhe një sulm ndaj civilëve, duke shtuar se “duket se bosët e Ukrainës përtej oqeanit po i japin urdhra ushtrisë ukrainase”.

Ukraina ka mohuar akuzat se ka nisur sulmin.

Donetsk, në lindje të Ukrainës, është një nga zonat separatiste të kontrolluara nga rebelët, ku luftimet kundër forcave ukrainase janë zhvilluar që nga viti 2014. Një nga kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin për të ndaluar luftën është njohja e pavarësisë së rajonit lindor./21Media

Back to top button