E lëndoi veten me thikë, por lajmëroi Policinë se e kanë sulmuar katër persona

 
Është arrestuar një person nga Prishtina, i cili e ka lënduar veten me thikë, mirëpo ka lajmëruar Policinë e Kosovës dhe ka thënë se e kanë sulmuar katër persona.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button