E mitura në Prizren përfundon në spital, dyshohet se u dhunua

 
Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur dyshohet se është dhunuar në Prizren.
Në njoftimin e Policisë thuhet se viktima është dërguar në spitalin rajonal ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime tjera mjekësore.
“Nga Urgjenca jemi informuar se një femër e mitur kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se e njëjta mundë të jetë e dhunuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime tjera mjekësore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button