E mitura që u raportua e zhdukur, qëndroi me një djalë me vetë dëshirë 

Policia sot ka informuar se një e mitur nga Fushë Kosova, që është raportuar e zhdukur, ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një djalë, me të cilin është në lidhje dashurie.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button