E mitura u dërgua në Gjinekologji, i dyshuari tha se janë të martuar

Një e mitur nga Vushtrria ishte dërguar në repartin e Gjinekologjisë në QKUK dhe si rezultat i kësaj i dyshuari mashkull kishte deklaruar se me të miturin ishin të martuar.
”Është raportuar se viktima e mitur, femër kosovare ishte dërguar në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se me të miturën ishte martuar një vit më parë”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Policia rastin e ka cilësuar si ”Bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16 vjeçare”.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button