Sveçla: Masat duhet të zbatohen nga të gjithë, dënimet nuk po bëhen për inate

Me të hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, filluan edhe gjobat për qytetarët të cilët nuk respektuan masat e Qeverisë së Kosovës.
Thuajse për çdo ditë policia ka shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot tha se shqiptimi i gjobave po bëhet për në përputhje me ligjin e jo për inate e as për të mbledhur dënimin si formë monetare.
Svecla në Radio Televizionin Publik të theksoi se masat duhet të zbatohen nga të gjithë, pa përjashtim.
“I kuptoj disa tendenca për me deviju qoftë debatin apo qëllimin e mirë të institucioneve dhe policisë së Kosovës. Urdhri është jashtëzakonisht i qartë. Masat duhet të zbatohet nga të gjithë, nuk ka asnjë përjashtim. Nuk është që Policia e Kosovës e dënon këtë popull apo këtë shoqëri siç kanë dashtë disa ta prezantojnë. Policia e Kosovës është duke marrë masa në mënyrë që të sjellim një situatë tjetër ku zbatohen këto kërkesa e të cilat do ta mbronin qytetarin e këtij vendi. Nëse një qytetar ndëshkohet sepse e ka bërë një shkelje me atë ndëshkim ne sjellim edhe vetëdijesim të tij por edhe një pasqyrim për të tjerët në mënyrë që të mbrohet populli ynë. Dënimi i dikujt nuk po bëhet përshkak të dënojmë dikë as për inat e as për të mbledhur atë dënimin si formë monetare. Jo, jo, kjo po bëhet në mënyrë që të respektohen masat të cilat shkencërisht janë dëshmi që sjellin zbritjen e infektimeve me këtë edhe mbrojtjen e jetës së qytetarit tonë dhe kjo nuk është e vetmja masë”, tha Sveçla.

Back to top button