E ngacmoi një të mitur, arrestohet një person

 
Policia ka bërë të ditur se më 18 qershor një femër nga Malisheva ka raportuar se se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla, një person e kishte ndalë automjetin dhe i kishte thënë që viktima të hynte.
”Viktima femër e mitur kosovare ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer në shtëpi nga shkolla  një person i panjohur e kishte ngadalësuar automjetin e tij duke i thënë se a po hyn në automjet apo po të marr”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërsa pas hetimeve te zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

Back to top button