Kaloni te përmbajtja kryesore

I ikin policisë, marihuana iu bie nga xhepat

 
Policia ka bërë të ditur se mbrëmë njësiti policor në Leposaviq ka konfiskuar 16 qese të substancës narkotike të llojit marihuanë.
”Njësiti policor ka hasur disa persona të dyshuar të cilët pasi kanë vërejtur policinë kanë ikur në drejtim të stacionit të autobusëve, por gjatë ikjes u ka rënë një paketim në të cilin kanë qenë 16 qese te vogla me substancës të dyshuar narkotike e llojit marihuanë  me peshë rreth 25.79 gram”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, qeset me substancë të dyshuar narkotike janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button