E njihni personin në foto?

Kryetari i AAK-së, Behgjet Pacolli përflitet shumë për jetën e tij luksoze.
Në një fotografi të postuar nga ai kur kishte qenë në moshë më të re, Pacolli pati shkruajtur që nuk duhet ta lejoni askënd t’i ndalojë qëllimet e juaja.
”Kur të tjerët mendonin se nuk do të arrija diçka në jetë, punoja edhe më shumë për t’i treguar se e kishin gabim. Mos lejoni askënd të ndalojë qëllimet tuaja”.
Ndërkaq, sot përveç pronësisë së shumë tokave, Pacolli ka edhe një avion privat ndërsa, në deklarimin e pasurisë në AKK tri vite më parë kishte bërë të ditur se e ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 42 milionë euro.
Verën e vitit të kaluar Behgjet Pacolli, për pushime pati zgjedhur si destinacion Shqipërinë, ku kishte thënë se nuk kemi nevojë për Maldivet, Spanjën apo Kroacinë kur kemi Shqipërinë.

Pacolli është shumë i përkushtuar edhe sa i përket familjes.
Në një fotografi të postuar në ”facebook”, së bashku me gruan e tij, Pacolli pati deklaruar se burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë.

Kujtojmë që, Pacolli është i martuar me Mashën dhe nga të gjitha lidhjet e dashurisë që kishte Pacolli ka gjashtë fëmijë tri vajza dhe tre djemë./21Media

Back to top button