E papritur, Lampard në bisedime me Chelsean për postin e trajnerit

Chelsea raportohet se është në bisedime konkrete për të emëruar Frank Lampardin si trajner të përkohshëm me një marrëveshje të afatshkurtër të vlefshme deri në qershor të këtij viti.

Bisedimet vazhdojnë me Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique si opsionet kryesore për të ardhmen, por Lampard mund të jetë në krye të londinezëve deri në fund të sezonit aktual.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se tashmë po zhvillohen bisedime konkrete ndërmjet klubit dhe agjentëve të ish-mesfushorit anglez dhe një vendim mund të merret në orët e ardhshme.

Back to top button