​MKRS ndan mbi 1 milion euro për KOK-un dhe KPOK-un

Dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit janë nënshkruar sot ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me dy komitetet, atë Olimpik dhe Paralimpik të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga MKRS, thuhet së në takimin që u zhvilluar ndërmjet presidentit të Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi dhe presidentes së Komitetit Paralimpik,Njomza Emini me zëvendësministren e sportit, Daulina Osmani, u bisedua për zhvillimin e aktiviteteve të komiteteve përgjatë vitit 2023.

Masovizimi i sportit, organizimi dhe pjesëmarrja në gara, reprezentimi i shtetit dhe ngritja e kapaciteteve administrative janë disa nga aktivitetet e dy organizatave kyçe për sportin në Kosovë.

Back to top button