E pyesin se çka i mungon vajzës, kështu përgjigjet Loredana

Loredana Zefi ka qenë shumë e angazhuar me koncerte këtë verë, por kjo nuk e ka penguar atë që të mos jetë aktive në rrjetet sociale.
27 vjeçarja sot në Instagram ka pranuar disa pyetje nga adhuruesit e muzikës së saj. Njëra ndër pyetjet ishte “A mendon se Hanës i mungon diçka?” për çka Lori është përgjigjur “Po një vëlla”.

Në anën tjetër, Mozziku sot ka publikuar një këngë me tekst emocionues dedikuar vajzës së tij.
“Të dua” titullohet kënga përmes të cilës Mozziku shfaq dashurinë që ka për vajzën, por njëkohësisht edhe mallin dhe dhimbjen që e ka pasi që pas ndarjes nga Loredana, Hana jeton me nënën e saj.

Kujtojmë se, Mozzik dhe Loredana janë ndarë vitin e kaluar./21Media 

Back to top button