Takimi i Komisionit për Arsim përfundoi pa zgjidhje për të dalë nga greva

Ka përfunduar pa ndonjë zgjidhje për grevën mbledhja e Komisionit për Arsim. Ministri  i Financave, Hekuran Murati akuzoi SBASHK-un se gjatë rrugës ka ndryshuar kërkesat, pasi pretendon se kërkesat fillestare të tyre janë plotësuar.
Në anën tjetër , Ymer Ymeri nga këshilli grevist i BSPK-së ka thënë se mënyra se si i është qasur diskutimit ministri i Financave tregon se ai nuk është i interesuar për të arritur marrëveshje.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se me grevistët janë pajtuar pothuajse për të gjitha kërkesat, përveç asaj për 100 euro.
Por lidhur me këtë Ymeri ka reaguar duke thënë se po keqinterpretohen gjërat. Sipas tij nuk janë plotësuar tri kërkesat e shpalljes së grevës.
Ministrat Murati dhe Nagavci kërkuan nga grevistët që të pranohet oferta prej 50 eurot, të fillojë mësimi e dialogu social të vazhdojë.
Por, kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola gjatë diskutimit të tij ka dhënë një propozim për një mënyrë greve.
Aio ka thënë që në mënyrë që të fëmijët të mos dëmtohen dhe të fillojë mësimi, SBASHK-u të përdorë metodën e mos vënies së notave, si formë presioni sindikal ndaj qeverisë.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, ka dhënë një propozim për Sindikatën që t’i përdorin notat si protestë sindikale, që fëmijët të kthehen në shkolla. Kjo të vazhdojë, sipas Golës, derisa të gjendet një zgjidhje mes Qeverisë dhe BSPK-së.
Nga BSPK i premtuan Golës se do ta diskutojnë propozimin e tij dhe madje do ta ftojnë në takimin e anëtarësisë.
Në Komision nuk ishte i pranishëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj./21Media

Back to top button