E sulmoi dhe e zvarriti nga taksi një grua, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën e cila kishte qenë në një veturë taksi, i dyshuari fillimisht e sulmon fizikisht dhe pastaj e nxjerr me forcë nga vetura duke e zvarritur dhe e futë në veturën e tij dhe largohet në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Njësitë policore kanë identifikuar lokacionin dhe viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Back to top button