Kaloni te përmbajtja kryesore

‘E teknike e bir’ , 90 vjeçari që ende kultivon patate, punën e ka nisur që 12 vjeç

Mosha e tij e shtyrë nuk ia ka venitur dashurinë për tokën dhe bujqësinë. Januz Haziri, ndonëse ka mbi 92 vjet, merret me kulivimin e patateve.

Ai për RTV21 tregon se që nga mosha 12-vjeçare merret me këtë punë, ndonëse thotë se tashmë teknika e ka lehtësuar punën.

“Që tri vjet prej Prishtine vijnë e marrin patate me thes”, tha ai, duke shtuar se një pjesë e familjes merren me kultivimin e patates, e pjesa tjetër jetojnë jashtë vendit, shkruan portali rtv21.tv

Ai shfaq dashurinë për këtë punë, duke shtuar se po t’i kishte edhe njëherë 12 vjet, do ta bënte sërish të njëjtën punë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button