“71 vjeçarja që po lufton me varfërinë: ‘Rrobat po i laj me dorë, shumë ftoftë…’

Në fshatin Llukar të komunës së Prishtinës, jeton një familje dy anëtarëshe e cila ballafaqohet me varfëri dhe në një streh të vështirë për të jetuar.
Për RTV21 71 vjeçarja, Roza Luka e cila jeton me bashkëshortin e saj, tha se e ka vështirë të jetë në këtë shtëpi, e dëshpëruar tha se ka dëshirë të ketë një banesë të saj të cilën, ajo tha se nuk mund ta ketë për shkak të varfërisë.
Përkundër varfërisë, Luka detyrohet që rrobat t’i pastrojë me dorë, në mungesë të lavatriçes.
“E kam vështirë po çka me ba more bir edhe unë kam qef me naj lluks, me nejtë mirë, pastër, çka mej ba kështu si jam mundohet me mbajtë. Kur ske shpi tanen, tokë tanen ka me shku tjetër ka – skemi nanë ka me shku tjetër ka edhe unë kam qef me pasë një shpi, banesë temen, nuk kam”, tha ajo. /21Media