E tmerrshme, kamerat e kapin duke e keqtrajtuar gjyshen 79-vjeçare

Ajo duhej të kujdesej për klientën e saj

Një kujdestare është kapur nga kamerat e sigurisë duke keqtrajtuar një 79-vjeçare me nevoja të veçanta. Ajo e tërheq atë zvarrë përgjatë dyshemesë pasi sheh përpjekjen e saj për t’u ngritur.

Gjyshja me nevoja të veçanta, nga qyteti i Jinhua në Kinën lindore, po përpiqej të ngrihej në këmbë pasi u rrëzua në dysheme në shtëpinë e saj, kur ndodhi sulmi i supozuar, transmeton rtv21.tv.

Në vend që të ndihmojë klienten e saj, kujdestarja shihet me qëllim dhe në mënyrë të përsëritur duke e tërheq atë në dysheme.

Anëtarët e familjes së pensionistes zbuluan sjelljen tronditëse të kujdestares kur ata po kontrollonin pamjet nga monitoruesit e tyre në shtëpi.

Familja e ka lajmëruar policinë.

Nipi i viktimës tha se ishte informuar nga fqinjët për qëndrimin e keq të kujdestares ndaj gjyshes së tij, por kur e pa pamjen, ai u tmerrua.

Kujdestarja mohoi akuzat e paraqitura nga familja dhe tha se ajo ishte thjesht duke u përpjekur për të ndaluar gjyshën nga braktisja e shtëpisë

Rasti është nën hetim./21Media

Back to top button