E vrau gruan në prani të vajzës së tyre
Një burrë në Adana të Turqisë vrau në mes të rrugës gruan e tij, e cila donte të divorcohej për shkak të dhunës.
Dyshohet se 45 vjeçarja ka ngritur padi për divorc nga bashkëshorti i saj, 48 vjeçar, për të cilin pretendonte se ka qenë i dhunshëm që nga martesa e saj.
I dyshuari raportohet se ka qëlluar me armë gjahu në kokën e gruas së tij, përballë vajzës së tyre dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është në kërkim të të dyshuarit./21Media