E zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, Angelina nuk do ta falë Brad asnjëherë

 

Aktorja e njohur Angelina Jolie, është shprehur se nuk do ta falë asnjëherë ish-bashkëshortin e saj, njëherit aktorin, Brad Pitt, pas kujdestarisë mbi fëmijët e tyre, pas ndarjes së bujshme dhe pas rreth 5 vjet përballje në gjykatë.

Ish cifti të cilët u fejuan në vitin 2012 e u martuan dy vjet më vonë, kanë qenë duke u përballur në gjykatë, që nga ndarja e tyre ne vitin 2016.

Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Më 13 maj, gjykata vendosi që të dy të ndajnë kujdestarinë në gjysmë.

“Ajo nuk do ta falë asnjëherë”, tha një burim për UsMagazine./21Media

 

Back to top button