EBU pezullon tre transmetues rusë

Këtë javë, Unioni Evropian i Transmetuesve ka pezulluar zyrtarisht transmetuesit anëtarë rusë nga organizata.
RTR, Channel One dhe Radio Dom Ostankino janë pezulluar nga EBU pas një vendimi unanim nga Komiteti Ekzekutiv.
“Në emër të Komitetit Ekzekutiv, dëshiroj t’ju informoj për vendimin e marrë nga Këshilli për trë anëtarë rusë të EBU(RTR, Channel One dhe Radio Dom Ostankino) në mbledhjen e djeshme. Bazuar në masat e marra nga Këshilli më 7 prill, është marrë vendim që njëzëri t’i pezullojë anëtarët rusë të EBU-së për një kohë të pacaktuar”, thuhej në njoftim.
EBU ia ndaloi Rusisë pjesëmarrjen në Eurovision 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Në përgjigje të pezullimit nga EBU, kanalet ruse kanë njoftuar se do të tërhiqen nga kjo e fundit.
Channel One ka qenë anëtare e EBU që nga viti 1995, VGTRK që nga 1993 dhe Radio Dom Ostankino që nga viti 1996.
Largimi i tyre nënkupton që ato nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë në familjen e eventeve të Eurovisionit ose të aksesojnë përmbajtje të tilla, qofshin ngjarje sporti, lajme apo programe muzikore./21Media

Back to top button