ECB dënon bankën italiane me 11.2 milionë euro

(ECB) ka gjobitur bankën italiane Banko Popolare di Vicenca

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka gjobitur bankën italiane Banko Popolare di Vicenca me 11.2 milionë euro, për shkak të shkeljes së rregullores mbi ekspozimin e rrezikut dhe mos respektim të drejtave për raportim publik mbi afarizmin, njoftoi sot institucioni financiar me seli në Frankfurt.

Rreth 8.7 milionë euro nga shuma e përgjithshme ka të bëjë me dënimin për shkak, se banka nuk ka përmbushur kërkesat lidhur me raportimin tremujor dhe atë vjetor për afarizëm në vitet 2014 dhe 2015.

Back to top button