ECHO, së shpejti në RTV21

Emision kushtuar diskutimeve shoqëroro-fetare.

Në skemën programore të Radiotelevizioni 21 shtohet emisioni ECHO që për shikuesin synon të sjellë diskutim të hapur në lidhje me temat që ndërlidhen në trajektoren mes çështjeve shoqërore, shtetërore e fetare. ECHO, sikur është emërtuar, synon të shndërrohet në jehonë të komunikimit, si e vetmja formë e fuqizimit të mirëkuptimit, bashkëjetesës e harmonisë në mes të individëve a grupeve me bindje e koncepte të ndryshme fetare, politike apo ideologjike në shoqërinë tonë.

Në ECHO krijohet mundësia e diskutimit për secilën çështje dhe për çdo temë pa përjashtuar asnjërin. Është arenë e përballjes së argumenteve dhe e diskutimit të ideve, përherë duke i shërbyer të mirës së shoqërisë dhe vendit, duke krijuar plarformë të shprehjes së lirë. ECHO ofron mundësinë e shpalosjes së qëndrimeve, kërkimit të mundësive dhe këmbënguljes për liri e të drejta. ECHO vjen së shpejti, në RTV21 në Kosovë dhe në TV21 në Maqedoni të Veriut, në formatin e diskutimit parimor dhe të argumentuar./21Media

Back to top button