Ed Sheeran përballet me gjyq për “Thinking Out Loud”

Ylli i popit Ed Sheeran është urdhëruar të dalë në gjyq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pretendimet se ka kopjuar këngën e tij hit “Thinking Out Loud” nga” Let’s Get It On” i Marvin Gaye.
Një gjykatës ka mohuhar ofertën e Sheeran për të pushuar çështjen, duke thënë se një juri duhet të vendosë për ngjashmëritë midis këngëve, përcjell rtv21.tv
Kjo vjen gjashtë muaj pasi Sheeran është liruar nga kopjimi i këngës së tij hit “Shape Of You” në një gjyq në Londër.
Pas këtij vendimi, këngëtari ka kritikuar pretendimet “të pabaza” për të drejtat e autorit, të cilat ai ka thënë se ishin “shumë të zakonshme”.
Pretendimi mbi “Thinking Out Loud” është parashtruar fillimisht në vitin 2018, jo nga familja e Gaye, por nga bankieri i investimeve David Pullman dhe një kompani e quajtur Structured Asset Sales, e cila ka blerë një pjesë të pasurisë së bashkë-shkrimtarit të “Let’s Get It On”, Ed Townsend.
Duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim, ata pretendojnë se Sheeran dhe bashkë-shkrimtarja e tij Amy Wadge “kopjuan dhe shfrytëzuan, pa autorizim apo kredi” këngën e Gaye, “duke e përfshirë, por pa u kufizuar në melodinë, ritmet, harmonitë, bateritë, linja e basit dhe korin mbështetës”.
Të enjten, gjykatësi i qarkut të SHBA-së , Louis Stanton ka përmendur një mosmarrëveshje midis ekspertëve muzikorë në të dyja anët e padisë si arsye për urdhërimin e gjyqit./21Media

Back to top button