Osmani takon presidentin e FIFA-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.
Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv.sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.


Para se të takohet me presidenten Osmani, Infantino ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri./21Media

Back to top button