Edhe 20 raste të reja me Covid-19

Në Kosovë u konfirmuan edhe 20 raste me koronavirus këtë të premte, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të saj ditor, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1 mijë e 467 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë, ndërsa u shëruan 158 pacientë.
Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 786.
Deri të premten, mbi 659,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./21Media

Back to top button