Edhe 3 mijë e 206 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se këtë të shtunë janë regjistruar edhe 3 mijë e 206 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Rastet e reja kanë dalur pas testimit të 11 mijë e 884 mostrave.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Në raportin ditor thuhet se edhe 357  pacientë janë shëruar nga sëmundja COVID-19, ndërkaq raste aktive janë 15 mijë e 245.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 4 mijë e 620 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Që prej nisjes së fushatës së imunizimit, në Kosovë, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 799 mijë e 939 persona.
Ndërkaq, 44 mijë e 143 persona kanë marrë dozën përforcuese, ndërkaq me dozë të tretë janë imunizuar 7 mijë e 866 qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, dozën përforcuese dhe atë të tretë mund të marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh./21Media

Back to top button