KEK për RTV21: Sonte ose nesër blloku B2 kthehet në prodhim

Blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës pritet të rikthehet në prodhim sonte eventualisht nesër, kështu ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se punimet ne njësinë prodhuese B-2 kanë përfunduar sipas dinamikës së paraparë. Aktualishtë jemi në fazën e testimeve dhe startimit të kësaj njësie prodhuese! Lidhur me këtë ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin që kjo të ndodhë sa më parë. Megjithate duke pas parasysh kompleksitetin e testimeve pas remontit të kësaj njësie prodhuese nuk mund të japim kohën (mund të ndodhë sonte gjatë orëve të mesnatës apo nesër)”, ka thënë Bucolli për portalin rtv21.tv.
Blloku B2 i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), është jashtë funksionit që nga 14 dhjetori i vitit 2021./21Media

Back to top button