Në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 raste në Devoll, Pogradec, 3 raste në Korçë, Lushnje, 2 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Fier, Elbasan, Kukës, Kavajë, Mirditë, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj.

Po ashtu, janë shëruar 1 mijë e 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120 mijë e 72 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Maj 2021)

Raste të reja ditore 42

Të shëruar në 24 orë 1,011

Të shtruar në spitale 88

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2,707

Testime totale 665,935

Raste pozitive 131,845

Raste të shëruara 120,072

Raste Aktive 9,350

Humbje jete 2,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7685

Shkodër278

Fier 224

Korçë 216

Gjirokastër 212

Durrës146

Vlorë 160

Elbasan 126

Lezhë 101

Berat 87

Dibër 63

Kukës 52.